Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 50/2023, datë 30.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Vladimir Skënderi kundër vendimit nr. 690, datë 24.07.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 02.11.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi