Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 54/2023, datë 14.11.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 698, datë 15.09.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gjergji Tako.
Në datën 21.11.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla