Ditën e martë, më datë 16.01.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 12/2023, datë 15.03.2023 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 606, datë 21.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Mariola Mërtiri.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.