Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 51/2022, datë 09.12.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Pëllumb Zaimi.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Ndryshimin e vendimit nr. 574, datë 18.10.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Pëllumb Zaimi.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 15.12.2023, në Tiranë.