Ditën e mërkurë, më datë 24.01.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 2/2023, datë 12.01.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Gumbardhi (Caco) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 570, datë 07.10.2022.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.