Sot, më datë 26.12.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 51/2021, datë 08.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Olsi Xhavella kundër vendimit nr. 357, datë 18.03.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 51/2021, datë 08.09.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi