
Ditën e mërkurë, më datë 07.02.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 51/2021, datë 08.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Olsi Xhavella kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 357, datë 18.03.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.