Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 2/2024, datë 09.01.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Mustafa Turku kundër vendimit nr. 708, datë 26.10.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 12.01.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi