Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 17/2021, datë 13.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Etleva Temo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 307, datë 12.10.2020.Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:• Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 307, datë 12.10.2020 që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Etleva Temo.• Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.01.2024.