Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 2/2023, datë 12.01.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Gumbardhi (Caco) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 570, datë 07.10.2022.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
· Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 570, datë 07.10.2022 që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Gumbardhi (Caco).
· Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall në Tiranë, më datë 24.01.2024