Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) 6/2024, datë 14.02.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 724, datë 13.12.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Arben Agovi.
Në datën 22.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi