Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 7/2024, datë 16.02.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dorjan Tafilaj kundër vendimit nr. 728, datë 28.12.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 22.02.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla