Në datë 19.03.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 50/2021, datë 01.09.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Genci Qana kundër vendimit nr. 362, datë 31.03.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 50/2021, datë 01.09.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla