Në datë 19.03.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 79/2021, datë 15.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardian Braho kundër vendimit nr. 469, datë 01.11.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 79/2021, datë 15.12.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla