Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 13/2024, datë 29.03.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Hoxha kundër vendimit nr. 734, datë 22.01.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 08.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi