Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 14/2024, datë 12.04.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Majlinda Tosku kundër vendimit nr. 737, datë 13.02.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 18.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi