Në datë 18.04.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 74/2021, datë 26.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ken Dhima kundër vendimit 428, datë 29.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 74/2021, datë 26.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz