Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga z. Artor Ylli për rishikimin e vendimit gjyqësor nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, bazuar në nenet 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime vendosi:

Mospranimin e kërkesave të kërkuesit Artor Ylli për rishikimin e vendimit nr. 31, datë 20.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të regjistruara me nr. 2 – 4/ 2019 (JR), datë regjistrimi 10.01.2022, dhe nr. 143/ 2 prot., datë 14.02.2024.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.04.2024.