Ditën e mërkurë, më datë 29.05.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 34/2021, datë 21.06.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bari Shyti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 361, datë 25.03.2021.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.