Më datë 03.05.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 77/2021, datë 13.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Irena Hoxha kundër vendimit nr. 456, datë 08.10.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 77/2021, datë 13.12.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi