Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 22/2021, datë 30.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Pelivan Malaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 330, datë 11.01.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative, me shumicë votash, vendosi:
Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit Pelivan Malaj, pa një vendim përfundimtar për çështjen, për shkak se objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur.
U shpall në Tiranë, më datë 14.05.2024.