Në datë 11.06.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 85/2021, datë 30.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Nazmi Troka kundër vendimit 472, datë 04.11.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 85/2021, datë 30.12.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Sokol Çomo, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi