Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 22/2024, datë 07.06.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Milan Laskaj kundër vendimit nr. 748, datë 27.03.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në datën 18.06.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Albana Shtylla, Mimoza Tasi