Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 2/2022, datë 10.01.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ariola Kristo kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 438, datë 10.09.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 438, datë 10.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ariola Kristo.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 02.07.2024.