Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 24/2024, datë 01.07.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 744, datë 19.03.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Artan Hajredinaj.

Në datën 08.07.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:Rezarta Schuetz

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Albana Shtylla