Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 03.10.2024, ora 10:00, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) 76/2021, datë 02.12.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lorenc Mërkuri kundër vendimit nr. 450, datë 22.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues vendosi të ndërpresë seancën në dhomë këshillimi, me qëllim njohjen me një informacion të klasifikuar pranë organeve ligjzbatuese.

Data e seancës së ardhshme do të njoftohet nga Kolegji, pasi të jetë caktuar nga trupi gjykues.