Ditën e martë, më datë 05.11.2024, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 60/2021, datë 20.10.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Durim Hasa kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 399, datë 14.06.2021.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.