Ditën e hënë, më datë 25.11.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 35/2022, datë 25.07.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 537, datë 20.06.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Florian Bonjaku.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo
Seanca në seancë publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.