Në datë 16.10.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 63/2021, datë 02.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Karanxha kundër vendimit nr. 413, datë 07.07.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 63/2021, datë 02.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Rezarta Schuetz

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla