Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 39/2024, datë 15.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 774, datë 14.06.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Vukaj.
Në datën 21.10.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi