Në datë 14.11.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar relatore në çështjen (JR) nr. 52/2022, datë 13.12.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shefkie Mataj (Demiraj) kundër vendimit nr. 567, datë 28.09.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së gjyqtares për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 20, datë 13.11.2024, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Mimoza Tasi (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla (anëtarë).

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 52/2022, datë 13.12.2022, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues:    Sokol Çomo

Relatore:      Ina Rama

Anëtarë:      Rezarta Schuetz, Albana Shtylla, Mimoza Tasi