Në datë 14.11.2024, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 66/2021, datë 09.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Desart Avdulaj kundër vendimit 391, datë 26.05.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 66/2021, datë 09.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla