Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 54/2024, datë 23.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpëtime Pitaku kundër vendimit nr. 790, datë 26.07.2024, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në datën 09.01.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi