Në datë 15.01.2025, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarëve Ardian Hajdari dhe Natasha Mulaj, të caktuar anëtarë në çështjen (JR) nr. 65/2021, datë 08.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bujar Musta kundër vendimit nr. 447, datë 17.09.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë pas kërkesës së saj për heqjen dorë nga gjykimi i çështjes, kërkesë e cila u pranua me vendimin nr. 2, datë 15.01.2025, nga trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët: Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi (anëtarë).
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarëve anëtarë, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 65/2021, datë 08.11.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi