Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 22.01.2025, seancën gjyqësore në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 20/2022, datë 26.04.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shpëtim Reka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 512, datë 25.02.2022.

Për arsye të pamundësisë objektive për mbylljen e bisedimeve ditën e sotme, seanca gjyqësore u shty për ditën e nesërme, më datë 23.01.2025, ora 13:00.

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.