Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), pranë Gjykatës Kushtetuese, bazuar në ligjin nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, të ndryshuar,

– Shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Shofer/ Korrier”, me kontratë të përkohshme pune, pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

KËRKESAT E POSAÇME TË POZICIONIT “SHOFER/ KORRIER”:

a) Të ketë kryer shkollën e mesme.

b) Të ketë një figurë të pastër morale.

c) Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës.

d) Të ketë aftësi të mira komunikimi.

e) Të ketë leje drejtimi të paktën të klasës C.

f) Të ketë vjetërsi pune mbi 5 (pesë) vjet në administratën publike.

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

· Marrëdhënia e punës me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit rregullohet nga dispozitat e ligjit nr. 7961, datë 12.07.1995, “Kodi i Punës”, të ndryshuar.

· Bazuar në vendimin e Kuvendit nr. 92/2017 “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”, të ndryshuar, kategoria e pagës për pozicionin “Shofer/ Korrier”, është V.

· Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për t’u pajisur me certifikatë sigurie, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 731, datë 27.11.2024.

· Kandidatët duhet të kenë aftësi për t’u përshtatur e punuar në grup, nën presion, si dhe në afate kohore të limituara.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 24 janar 2025 deri më 04 shkurt 2025, në një nga format e dhëna më poshtë:

· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës zyrtare pranë institucionit të KPA-së në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” Nr. 3, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 04 shkurt 2025, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPA-ja do të konfirmojë nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

· Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentacionin përkatës me anë të postës elektronike nga data 24 janar 2025 deri më 04 shkurt 2025, në adresën rekrutime@kpa.al. KPA konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 (një) kopje të dokumenteve të mëposhtme:

1. Jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;

2. Kopje të dokumenteve (diplomë e shkollës së mesme, letërnjoftimi (ID), librezë pune) origjinal ose të noterizuar. Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi.

3. Dokument që vërteton se në ngarkim të tij nuk është regjistruar një procedim penal;

4. Dokument që vërteton që nuk ka çështje gjyqësore në ngarkim;

5. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

6. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Kandidatët të cilët aplikojnë nëpërmjet postës elektronike, nëse do të vlerësohen që plotësojnë kriteret ligjore, duhet të paraqesin ditën e intervistës dokumentet origjinale ose të njësuara me origjinalin, që vërtetojnë kushtet e parashikuara sipas pikave 1-8.