
Ditën e enjte, më datë 10.04.2025, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 21/2023, datë 23.05.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rexhina Merlika kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 635, datë 13.03.2023.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.