Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen nr. 17-3/2021 (JR), datë 14.12.2022, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Bilbil Mete për rishikimin e vendimit gjyqësor nr.9 (JR), datë 23.03.2021 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:

Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Bilbil Mete për rishikimin e vendimit nr. 9 (JR), datë 23.03.2021 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 28.02.2025.