Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 40/2022, datë 14.09.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enkeleda Kapedani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 533, datë 18.05.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja“a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

· Lënien në fuqi të vendimit nr. 533, datë 18.05.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enkeleda Kapedani.

· Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, sot, më datë 11.03.2025.