
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi sot, më datë 29.04.2025, ora 15:00, në dhomë këshillimi çështjen nr. 26-30/2018 (JR), datë 24.02.2023, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Ahmet Jangulli për rishikimin e vendimit gjyqësor nr. 30 (JR), datë 18.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Në bazë të nenit 448 të Kodit të Procedurës Civile, trupi gjykues vendosi bashkimin e dy kërkesave për rishikim të vendimit nr. 30, datë 18.11.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, përkatësisht kërkesën me nr. 270 prot., datë 24.02.2023 dhe kërkesën me nr. 47/4 prot., datë 18.12.2024, për t’i gjykuar në një proces të vetëm, në kuadër të çështjes (JR) 26-38/2018, datë 24.02.2023.
Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore për në datën 15.05.2025, ora 09:30, për t’i komunikuar subjektit të rivlerësimit këtë vendim.
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.