Ditën e hënë, më datë 30.06.2025, ora 09:30, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 7/2023, datë 14.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 605, datë 21.12.2022, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Armida Hamiti (Moçka).

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga gjyqtarët:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë.