Emërtimi:  Shfuqizimi i Vendimit nr. 190, datë 02.04.2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Data e regjistrimit:      03.11.2025

Vënë në lëvizje nga:       Ankuese Ajshe Xhafa

Subjekte të interesuar:   Këshilli i Lartë Gjyqësor

                                          Inspektorati i Lartë i Drejtësisë                       

 Objekti:     Shfuqizimi i Vendimit nr. 190 datë 02.04.2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për caktimin e masës disiplinore “Vërejtje Publike” ndaj magjistrates Ajshe Xhafa, me detyrë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Ina Rama

Gjyqtare: Rezarta Schuetz

Relator i çështjes: Sokol Çomo

Statusi: Përgatitje për shqyrtim

Emërtimi: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me ligjin i vendimit nr. 65, datë 10.4.2025, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Data e regjistrimit: 02.06.2025

Vënë në lëvizje nga: Kërkues Kledian Llaho

Subjekte të interesuar: Këshilli i Lartë i Prokurorisë

                                            Inspektorati i Lartë i Drejtësisë

Objekti: 1) Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me ligjin i vendimit nr. 65, datë 10.4.2025, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë me të cilin është vendosur; caktimi i masës disiplinore “Ulje të përkohshme të pagës” në masën 20 për qind për një periudhë 3 mujore, si dhe masën disiplinore plotësuese “Largimi nga detyra e kryetarit”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 108 dhe 114 e ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronja “l”, neni 102, pika 2, shkronjat “dh”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

2) Marrjen e masës me karakter urgjent duke u urdhëruar nga Kolegji pezullimi i efekteve të aktit administrativ individual të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendimi nr. 65, datë 10.4.2025 deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj kërkese.

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Rezarta Schuetz

Gjyqtare: Albana Shtylla

Relatore e çështjes: Mimoza Tasi

Statusi: Përfunduar (Vendimi)

Emërtimi:  Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me ligjin i vendimit nr. 15, datë 30.1.2025, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Data e regjistrimit:      21.05.2025

Vënë në lëvizje nga:     Kërkues Kledian Llaho

Subjekte të interesuar:   Këshilli i Lartë i Prokurorisë                             

                                              Inspektorati i Lartë i Drejtësisë                       

 Objekti: Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me ligjin i vendimit nr. 15, datë 30.1.2025, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë me të cilin është vendosur; “Caktimi masës disiplinore ndaj magjistratit Kledian Llaho “vërejtje publike” parashikuar nga neni 105 paragrafi 1 shkronja b), dhe neni 107 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronjat “ç”, dhe “d” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;

Marrjen e masës me karakter urgjent duke u urdhëruar nga Kolegji pezullimi i efekteve të aktit administrativ individual të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendimi nr. 15, datë 30.01.2025 deri në përfundimin e shqyrtimit të çështjes (JD) nr. 1/2025 datë 21.5.2025, me kërkues magjistratin Kledian Llaho.

Përbërja e Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtare: Rezarta Schuetz

Gjyqtare: Albana Shtylla

Relator i çështjes: Sokol Çomo

Statusi: Përfunduar (Vendimi)