Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 12.06.2018, është paraqitur shkresa nr.9/4 prot, e Komisionerëve Publikë, me lëndë: “Heqje dorë nga ankimi ndaj vendimit nr.4, datë 22.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për subjektin e rivlerësimit z.Sulejman Tola.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, më datë 10.07.2018, ora 11.00, do të shqyrtojë në dhomë këshillimi çështjen me nr.3/2018 (JR), datë 17.04.2018.