
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 52/2024, datë 16.12.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tonin Sterkaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 795, datë 04.09.2024.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 795, datë 04.09.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Tonin Sterkaj.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 13.01.2026, në Tiranë.
