Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr. 8/2018 JR, datë 12.07.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit znj.Altina Xhoxhaj kundër Vendimit nr. 17 datë 03.05.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Altina Xhoxhaj.
Sot, në datën 16.07.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ina Rama
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Luan Daci, Natasha Mulaj