
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 39/2024, datë 15.10.2024, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 774, datë 14.06.2024, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Petrit Vukaj.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 774, datë 14.06.2024 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petrit Vukaj.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, më datë 05.02.2026, në Tiranë.
