Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryetar, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 1/2024, datë 03.05.2024, që i përket ankueses Mimoza Margjeka kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 180, datë 09.04.2024, me subjekt të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i” e Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në mënyrë unanime, vendosi:

  • Mospranimin e ankimit të magjistrates Mimoza Margjeka kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 180, datë 09.04.2024, “Për caktimin e masës disiplinore ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka”.
  • Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Marrë më 27.01.2026

Shpallur më 09.02.2026