Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.10/2019, datë 19.02.2019 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimi nr.86, datë 17.12.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Alma Kolgjoka.

Sot, në datën 01.03.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Luan Daci

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo