Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr. 9/2018 JR, datë 19.07.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik, kundër vendimit nr. 22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Edmond Islamaj.
Sot, në datën 23.07.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
- Kryesues: Luan Daci
- Relator: Sokol Çomo
- Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz