Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen nr. 24 – 37/ 2018 (JR), datë 17.12.2024, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Dritan Rreshka për rishikimin e vendimit (JR) nr. 15, datë 17.07.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Dritan Rreshka për rishikimin e vendimit (JR) nr. 15, datë 17.07.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2026.